Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Vendi  |  08.08.2025 Ora 7:51   

Sot vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”, i cili u hap dje në kryeqytet, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK). Ky panair është një platformë e rëndësishme për promovimin e punës së grave në biznes dhe fuqizimin e tyre ekonomik.

 

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, gjatë hapjes theksoi rëndësinë e panairit si më shumë se një ekspozim produktesh, por si dëshmi e sakrificës dhe suksesit të grave që janë përfshirë në biznes. Ai tha se fuqizimi i gruas është themeli i një ekonomie të fortë.

“Ky panair është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim dhe një dëshmi e progresit që po bëjmë si shoqëri, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Zonjat që ekspozojnë tregojnë historinë e tyre të suksesit dhe frymëzojnë komunitetin,” tha Rafuna.

Në panair po prezantohen produkte të ndryshme, duke përfshirë mjedra të freskëta, punime artizanale, argjend dhe veshje kombëtare.

Pjesëmarrëset vlerësuan interesimin e madh të qytetarëve dhe diasporës, duke e konsideruar panairin si një mundësi të shkëlqyer për promovimin e produkteve dhe për të krijuar lidhje të reja me klientët. Ato theksuan se panairi ka sjellë rritje të dukshme të interesimit dhe shitjeve për prodhimet vendore, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një platformë të rëndësishme për zgjerimin e klientelës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing