Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Warner Bros. ka konfirmuar filmin e ri nga bota e “Lord of the Rings” me titullin The Hunt for Gollum, i cili pritet të publikohet në dhjetor 2027. Andy Serkis, i njohur për rolin e tij legjendar si Gollum, këtë herë do të marrë edhe drejtimin e filmit. Ndërsa Peter Jackson, Fran Walsh dhe Philippa Boyens do të jenë pjesë e ekipit të skenarit dhe produksionit.
Filmi do të jetë i pari live-action në këtë univers pas më shumë se një dekade, që nga “The Hobbit: The Battle of the Five Armies” në vitin 2014. Historia do të fokusohet në ndjekjen e Gollumit nga Aragorni – një pjesë e rrëfimit që u përmend vetëm shkurtimisht në librat e Tolkien-it, por që tani do të zgjerohet për ekranin e madh.
CEO i Warner Bros. Discovery, David Zaslav, deklaroi se skenari është tashmë gati dhe i mrekullueshëm, duke dhënë shpresë për një rikthim të suksesshëm të kësaj franchise. Ky projekt shihet si mundësia e madhe për të rifituar publikun pas performancës së dobët të animacionit “The War of the Rohirrim”.