Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Njerëzit po i refuzojnë kufjet pa tela shkaku i Kamala Harrisit

Teknologji  |  08.08.2025 Ora 17:18   
Pas deklaratës së ish-zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, njerëzit nisën të rishikojnë sigurinë e kufjeve të tyre pa tela.

Edhe pse interneti më parë tallte Harrisin për përdorimin e kufjeve me tela, që shumë i konsideronin të vjetruara, shpjegimi i saj i fundit ka nxitur shumë që të shqyrtojnë sigurinë e pajisjeve të tyre moderne pa tela.

Pas pjesëmarrjes së saj në emisionin The Late Show, disa vendosën të heqin dorë nga kufjet pa tela. Gjatë bisedës me moderatorin Steven Colbert, Harris u kthye tek një fotografi ku mbante kufje me tela dhe pranoi se ishte tallur për faktin që nuk përdorte alternativat e njohura pa tela si AirPods.

“Kam punuar në Komitetin e Senatit për Inteligjencë. Kam qenë në takime të klasifikuara. Mos u ulni në tren dhe përdorni kufjet tuaja duke menduar se askush nuk po dëgjon bisedën tuaj. Ju them, kufjet me tela janë pak më të sigurta,” zbuloi Harris. Pas paralajmërimit të saj, shumë shikues shprehën shqetësimin për privatësinë e tyre, dhe videoja me shpjegimin e saj u përhap në rrjetet sociale, ku nisi një debat. Për informacion, kufjet që përdor Harris janë Apple EarPods klasike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing