Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi horror “Weapons” i regjisorit Zach Cregger ka debutuar këtë fundjavë në vendin e parë të box office-it amerikan, duke arkëtuar 42.5 milionë dollarë në tregun vendas. Ky është filmi i dytë horror origjinal që këtë vit ngjitet në krye të listës, pas “Sinners” të Ryan Coogler, i cili hapi në prill me 45.6 milionë dollarë.
Të dyja veprat shpërndahen nga Warner Bros. Pictures, që sipas analistëve ka gjetur “një formulë të suksesshme për hitet e mëdha horror”. “Weapons” ka marrë 95% vlerësime pozitive nga kritikët në platformën Rotten Tomatoes, ndërsa “Sinners” 97%.
Në vendin e dytë këtë fundjavë është renditur filmi i Disney “Freakier Friday” me 29 milionë dollarë. Ky është vazhdimi i komedisë fantastike “Freaky Friday” e vitit 2003. Në vendin e tretë, “The Fantastic Four: First Steps” ka arkëtuar 15.5 milionë dollarë, duke e çuar totalin në 230.4 milionë.
Sipas të dhënave të Comscore, të ardhurat totale të box office-it amerikan deri tani këtë vit janë rritur me 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5.6 miliardë dollarë.