Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Japonia dhe sfida e transformimit digjital

Teknologji  |  11.08.2025 Ora 8:14   
Japonia, e njohur për inovacionin në elektronikë dhe transport, prej dekadash ka mbetur prapa në shërbimet digjitale, duke vazhduar të përdorë teknologji të vjetra si fakse, disqe floppy dhe vula tradicionale hanko. Pandemia e Covid-19 ekspozoi boshllëqet e mëdha në sistemet e saj, duke e detyruar qeverinë të krijojë Agjencinë Digjitale në vitin 2021. Ky institucion ka ndërmarrë hapa për modernizim, përfshirë eliminimin e mbi 1,000 rregulloreve të vjetruara dhe heqjen përfundimtare të floppy disk-ve nga administrata publike.

Megjithatë, sfidat kulturore, mungesa e stafit me aftësi digjitale dhe struktura burokratike e ngadalësojnë procesin. Ekspertët parashikojnë se Japonia mund të arrijë nivelin e disa vendeve perëndimore brenda 5 deri në 10 vjet, nëse mbështet reformat dhe investimet në teknologji.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing