Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hall & Oates zgjidhin mosmarrëveshjen ligjore

Muzikë  |  13.08.2025 Ora 9:55   
Daryl Hall dhe John Oates kanë mbyllur betejën e tyre ligjore të gjatë, e njohur si “tradhtia ultimative e partneritetit”.

Përplasja filloi në 2023 për planin e Oates për të shitur gjysmën e ndërmarrjes së përbashkët te kompania Primary Wave. Disputa është zgjidhur përmes arbitrazhit konfidencial, pa detaje publike mbi marrëveshjen apo fatin e shitjes.

Duoja, e famshme në vitet ‘70 dhe ‘80 me hite si Rich Girl dhe Maneater, ka pasur ndarje dhe ribashkime gjatë viteve dhe po turneonte së fundmi në 2022. Konflikti u bë publik në 2023 kur Hall përpiqej të ndalonte Oates nga shitja e pjesës së tij të Whole Oats Enterprises, që mban të drejtat mbi emrin dhe fitimet e duo-s.

Hall kishte thënë se ishte “i befasuar” nga planet e Oates dhe se nuk donte të bashkëpunonte me Primary Wave, duke theksuar tensionet kreative dhe konfliktet personale mes tyre.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing