Travis Kelce ka folur për marrëdhënien e tij me Taylor Swift në një artikull të ri në GQ. Ylli i NFL-it tha se kur janë bashkë, ndihen si njerëz të zakonshëm: “Kur nuk ka kamera, jemi thjesht dy persona në dashuri.”
35-vjeçari i ka komentuar edhe thashethemet e pandërprera rreth lidhjes së tyre: “Mund të perceptohet ndryshe për shkak të mediave dhe ndjekjes që kemi, por është aq normale sa mund të jetë.”
Travis tregoi se gjithçka ndodhi në mënyrë organike: “Ndodhi shumë natyrshëm, edhe pse mediat po e ndiqnin. Askush nuk e kontrolloi procesin. Thjesht ra në dashuri bazuar tek njerëzit që ishim në një dhomë bashkë.”
Ylli i futbollit shtoi se lidhja u zhvillua mbi vlera të përbashkëta dhe respekt: “Ne jemi dy persona që na pëlqen të argëtohemi dhe kemi moralin për të vlerësuar të tjerët. Dua të lë gjërat më mirë se si i gjeta, dhe e shoh se ajo ka të njëjtat vlera.”
Çifti janë takuar që nga vera e 2023 dhe debutuan publikisht në një ndeshje të Kansas City Chiefs në shtator të atij viti.