Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Reperi Lil Yachty ka thënë se bashkëpunimet e tij me Drake nuk janë rastësi, por rezultat i manifestimit. Gjatë një interviste në kanalin e PlaqueBoyMax, ai tregoi:
“E manifestova, bro. Para se të flija... thashë: 'Do doja shumë të punoja me Drake. Është një nga reperët e mi të preferuar.'”
Lil, emri i vërtetë i të cilit është Miles Parks McCollum, tha se gjatë atij momenti kishte ndjerë se po lidhej me një “fuqi më të lartë”:
“Po flisja me diçka më të madhe... dhe e ndodhi. Kjo ishte vite më parë, para çdo bashkëpunimi.”
Edhe pse ai dhe Drake ndiqeshin në rrjetet sociale, nuk kishin pasur ndonjë bashkëpunim deri pas atij “takimi shpirtëror”.
“Tani është një nga miqtë e mi më të mirë. Manifestimi është real,” u shpreh ai.
Lil Yachty shtoi se e gjithë karriera e tij si reper është rezultat i të njëjtit proces:
“Manifestova që të bëhem i famshëm, të jem reper. Gjithçka është manifestim. Duhet ta thuash me zë të lartë që të ndodhë.”