Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

LL Cool J do të prezantojë MTV Video Music Awards 2025

Muzikë  |  15.08.2025 Ora 9:45   
Reperi dhe aktori i njohur LL Cool J është konfirmuar si prezantuesi i MTV Video Music Awards 2025, që do të mbahet më 7 shtatorUBS Arena, Nju Jork.

Kjo është hera e parë që ai e prezanton eventin i vetëm, pasi në vitin 2022 ndau skenën me Nicki Minaj dhe Jack Harlow.
Përveçse prezantues, LL është gjithashtu i nominuar për “Best Hip-Hop” me këngën Murdergram Deaux në bashkëpunim me Eminem, nga albumi i tij i vitit 2024, The FORCE.

Me një histori të gjatë në VMA, LL ka fituar çmimin Best Rap Video në 1991 dhe ishte reperi i parë që mori Video Vanguard Award në 1997. Ai ka përvojë të gjerë si prezantues, duke përfshirë edhe pesë vite radhazi në drejtimin e Grammy Awards (2012–2016).

Këtë vit, Lady Gaga kryeson me 12 nominime, e ndjekur nga Bruno Mars (11) dhe Kendrick Lamar (10). Sabrina Carpenter dhe Rosé kanë nga 8 nominime secila, ndërsa Ariana Grande dhe The Weeknd nga 7.
Fituesi i çmimit Video Vanguard Award për këtë vit nuk është shpallur ende.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing