Shawn Mendes gati sa nuk humbi koncertin e tij të madh në O2 Arena të Londrës më 16 gusht, pasi treni me të cilin udhëtonte u prish rrugës. Ai mbërriti në vendngjarje me vetëm pak minuta në dispozicion për të provuar me mysafirin surprizë – Niall Horan.
“Ishe në një tren të prishur vetëm disa orë më parë… kishim rreth tre deri në gjashtë minuta për të praktikuar këtë këngë, ndaj jini të butë me ne,” tha ai para se të performonte hitin This Town me Niall-in.
Së fundmi, Mendes thuhet se është zhvendosur në zonën e qetë të Cotswolds në Angli, në përpjekje për t’i shpëtuar presionit të famës, një temë për të cilën ai ka folur shpesh.
“Jam lodhur nga ideja që gjithçka duhet të duket si sukses sipas standardeve të botës… kjo më çoi në periudhën më të lodhshme dhe të trishtë të jetës sime,” tha ai për NME, duke shtuar se po mëson ta marrë jetën me më pak presion dhe më shumë qetësi.