Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Snoop Dogg mbështet klubin striptiz të bashkëshortes: “Unë shkoj, hedh para në ajër, e mbështes!”

Muzikë  |  22.08.2025 Ora 9:28   

 

Reperi i njohur Snoop Dogg ka rrëfyer publikisht se mbështet klubin striptiz që zotëron bashkëshortja e tij, Shante Broadus — madje merr pjesë aktive në mbrëmjet që ajo organizon.

Rreth dy vite më parë, gruaja ime vendos të blejë një strip club dhe të organizojë mbrëmje,” tha reperi 53-vjeçar në podcast-in It’s Giving.... “Dhe e bën shpesh!”

Snoop, i martuar me Shante që nga viti 1997, pranoi se fillimisht ishte i habitur nga vendimi i saj, por zgjodhi të mos e gjykojë. “Çfarë të bëj unë? T’i them: ‘Çfarë dreqin po bën?’ Jo, jo! Unë e mbështes. Shkoj. Hedh para në ajër. E mbështes!”, tha ai me një buzëqeshje dhe tundje koke.

Ai shtoi se Shante e meriton plotësisht mbështetjen e tij, sepse ajo e ka qëndruar pranë gjatë gjithë karrierës së tij dhe ka besuar në ëndrrat e tij.

“Kur unë po ndiqja një ëndërr që më dukej argëtuese dhe ‘cool’, ajo më mbështeti. Tani është radha ime të jem atje për të. Ajo e pëlqen këtë.”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing