Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

Muzikë  |  27.08.2025 Ora 7:41   
Festivali i Këngës i RTK-së, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor. Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, tregoi se përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë më herët.

 

Ai tregoi se interesimi i artistëve për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë është shumë i madh, dhe se pjesëmarrësit do të jenë edhe nga Shqipëria dhe vende të tjera.

“Festivali në momentin që organizohet është risi, sepse sjellë këngë të reja, sjellë artistë që publiku nuk i ka parë. Ne jemi duke u munduar që kemi arritur me bë një shou solid, besoj që edhe sivjet kemi me sjellë edhe në mënyrë më profesionale edhe më të bukur para publikut dhe ato ndryshime me siguri kanë me u vrejtë sidomos në organizimin e festivalit dhe me kohë jemi mirë përkundër problemeve të janë të natyrshme në vendin tonë. Kemi ekipin e njëjtë prej njerëzve shumë të talentuar të orkestrës, po ashtu, edhe njerëz të cilët punojnë në Radiotelevizionin e Kosovës, që me të vërtetë e kanë marrë me një energji të mirë, seriozitet e profesionalizëm për ta kryer në mënyrën ma të mirë që mundemi me e bë. Normalisht që është krijuar edhe përvoja që ka me e sjellë  ndryshimin që, gradualisht, me mbërri aty ku e kemi synimin dhe besojmë që shumë shpejt kënga të dërgohet në Eurosong”, tha Boshnjaku.

Konkursi për të gjithë ata që janë të interesuar të marrin pjesë është i hapur deri më datë 31 të këtij muaji.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing