Gjykata administrative e Lazios në Itali ka vendosur të ulë gjobën prej 1.13 miliardë eurosh të vendosur ndaj Amazon në vitin 2021 nga Autoriteti i Konkurrencës, duke e konsideruar të pajustifikuar rritjen diskrecionare prej 50%. Vendimi konfirmon shkeljet e Amazon për kufizim të konkurrencës në shërbimet e logjistikës së e-commerce, por kërkon rillogaritjen e shumës së dënimit, e cila sipas llogaritjeve të Reuters pritet të ulet në rreth 750 milionë euro.
Amazon nuk ka dhënë ende koment mbi vendimin, i cili mbetet një nga dënimet më të mëdha të aplikuara ndonjëherë ndaj një gjiganti amerikan të teknologjisë në Evropë. //Reuters