Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas BBC, ari është rritur me gati një të tretën vetëm gjatë këtij viti. Ky metal i çmuar shihet si një investim i sigurt në kohë të vështira ekonomike.
Ekspertët theksojnë se pas kësaj rritjeje qëndrojnë edhe pritshmëritë për uljen e normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së. Po ashtu, politikat dhe deklaratat e ish-presidentit Donald Trump kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëkundjen e tregjeve dhe në forcimin e kërkesës për ar.
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar pavarësinë e Fed-it përbën një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik global.