Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pilates: Rikthimi i një trendi që po pushton botën e fitnesit

08.09.2025 Ora 8:01   

Pilates, një metodë ushtrimesh e krijuar në vitet 1920 nga gjermani Joseph Pilates, po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në popullaritet. Pas dekadash si një formë stërvitjeje për balerinë dhe sportistë, versioni i tij modern – i njohur si “reformer Pilates” – po fiton terren kudo.

Kjo metodë përdor një makineri të veçantë që kombinon rezistencën dhe mbështetjen, duke ofruar përfitime për forcën e core-it, fleksibilitetin, balancën dhe madje edhe reduktimin e stresit. Studime të fundit tregojnë se Pilates mund të ndihmojë edhe tek të moshuarit për të ngadalësuar procesin e plakjes.

Megjithatë, përveç shëndetit, Pilates mbart edhe një simbolikë sociale dhe kulturore. Për shumë vite është parë si ushtrim i grave të pasura ose si një rrugë e shpejtë për të arritur trupin ‘ideal’. Sot, përkrah benefiteve të shumta fizike, kjo praktikë shpesh shoqërohet edhe me diskutime mbi standardet e bukurisë dhe presionin shoqëror.

Pavarësisht këtyre debatave, trendi është i qartë: Pilates, sidomos ai me “reformer”, po kthehet në një prej klasave më të kërkuara të fitnesit në botë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në

Marketing