Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pse amerikanët po hanë akullore më shumë se kurr?

Të Tjera  |  09.09.2025 Ora 7:52   

Një studim i publikuar së fundmi në Nature Climate Change zbulon një lidhje të fortë mes rritjes së temperaturave dhe konsumi në rritje të sheqerit të shtuar në Shtetet e Bashkuara. Duke përdorur të dhëna nga blerjet shtëpiake (2004–2019) dhe të dhëna klimatike rajonale, studiuesit kanë vënë re se për çdo rritje prej 1 °C (rreth 1.8 °F), konsumi i sheqerit shtesë rritet me 0.7 g për person në ditë. Ky efekt është më i fortë në periudhën me temperatura ndërmjet 12°C dhe 30°C.

Popullata më e prekshme janë familjet me të ardhura ose arsim të ulët, pasi ato shpesh marrin më pak kohë në ambiente me kondicioner, punojnë jashtë dhe konsumojnë më shumë produkte të ëmbla që janë të përballueshme.

Ndikimi i këtij trendi më tej do të rritet: projekimet parashikojnë një rritje në konsum prej rreth 3 g sheqer shtesë në ditë deri në vitin 2095, nëse ngrohja globale vazhdon pa ndërhyrje. Një rritje e tillë mund të rëndojë më tej shëndetin publik, duke shtuar rrezikun për obezitet, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing