Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ferrari do të paguaj 183 milionë euro për të mbyllur një çështje e tatimi në Itali

09.09.2025 Ora 8:02   
John Elkann, kryetari i Ferrari-t dhe Stellantis, së bashku me motrën dhe vëllain e tij, kanë pranuar të paguajnë 183 milionë euro për autoritetet tatimore italiane dhe të kryejnë një vit shërbim komunitar, në kuadër të një marrëveshjeje për të mbyllur një mosmarrëveshje për tatimin e trashëgimisë.

Sipas mediave italiane, marrëveshja nuk përfshin pranim të fajësisë, por shihet si mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund procesit. Elkann do të propozojë vetë vendin ku do të kryejë shërbimin komunitar, që mund të jetë një qendër për të moshuar ose për persona me varësi nga droga.

Çështja lidhet me pasurinë e gjyshes së tyre, Marella Caracciolo, e cila ndërroi jetë në vitin 2019. Prokurorët kishin pretenduar se Elkann-ët nuk kishin deklaruar rreth 1 miliard euro pasuri dhe 248 milionë euro të ardhura.

John Elkann, nipi i Gianni Agnelli – ish-shefi legjendar i Fiat-it – është një nga figurat më të fuqishme të industrisë së automobilizmit. Ai është në krye të Ferrari-t që nga viti 2018 dhe Stellantis-it që nga 2021.

Komentet

Marketing

 

Tjera në

Marketing