Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Surf Abu Dhabi ka sjellë një risi të madhe në botën e turizmit dhe sportit: valën artificiale më të gjatë në botë, e gjatë 690 metra, ku surferët mund të qëndrojnë mbi valë deri në një minutë. Projekti, i hapur në tetor 2024, synon ta shndërrojë Abu Dhabin në një destinacion global të sërfit.
Ndryshe nga pishinat tjera që përdorin ujë të ëmbël, kjo pishinë përmban 80 milionë litra ujë deti të marrë nga Gjiri Arabik, i cili filtrohet për ta bërë të përshtatshëm për përdorim. Valët krijohen nga një mekanizëm nënujore dhe nga dizajni i veçantë i bazamentit të pishinës, teknologji e zhvilluar nga Kelly Slater, surfi më i suksesshëm në histori.
Surf Abu Dhabi ka zgjedhur të fokusohet tek tregu i luksit. Vetëm katër surferë lejohen në të njëjtën kohë në pishinën kryesore, me një kosto prej rreth 950 dollarësh për person, ndërsa qiraja private e pishinës arrin mbi 5 mijë dollarë për 90 minuta.
Ky investim madhor është pjesë e një tregu global që pritet të arrijë gati 96 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Edhe pse disa thonë se asnjë valë artificiale nuk mund të zëvendësojë oqeanin, Surf Abu Dhabi po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur si Chris Hemsworth, Steve Aoki e Lewis Hamilton.
Për shumëkënd, është një luks i pakapshëm; por për ata që e përballojnë, është një hap më afër ëndrrës për “valën perfekte”.