Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Obeziteti tek fëmijët shihet si një rrezik serioz shëndetësor, i lidhur me diabetin e tipit 2, tensionin e lartë, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Shkalla më e lartë e obezitetit është regjistruar në disa shtete të Paqësorit, ku mbi 30% e fëmijëve të moshës 5-19 vjeç janë obezë. Në vendet e pasura, përfshirë SHBA-në dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, rreth 1 në 5 fëmijë është i klasifikuar si obez.
UNICEF paralajmëron se ushqimet ultra të përpunuara – të pasura me sheqer, yndyra dhe aditivë – po zëvendësojnë frutat, perimet dhe ushqimet proteinike, duke ndikuar negativisht në zhvillimin fizik, kognitiv dhe mendor të fëmijëve. Në vendet me të ardhura të larta, obeziteti është më i përhapur në familjet më të varfra, ndërsa në vendet e varfra ndodh e kundërta – fëmijët e familjeve më të pasura janë ata që më shpesh vuajnë nga mbipesha.
Ndërkohë, prevalenca e fëmijëve të nën-peshë ka rënë nga 13% në vitin 2000, në 9.2% sot. Megjithatë, UNICEF thekson se nën-ushqyerja mbetet një problem serioz tek fëmijët nën 5 vjeç, sidomos në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.