Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk për pak e humbi titullin si njeriu më i pasur në botë

Të Tjera  |  11.09.2025 Ora 8:21   

Elon Musk për disa orë humbi titullin e njeriut më të pasur në botë, pasi bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, arriti ta kalojë atë pas një rritjeje të paprecedentë të pasurisë së tij.

Sipas Bloomberg, pasuria e Ellison u rrit me 89 miliardë dollarë brenda një dite, duke arritur në 383.2 miliardë dollarë. Rritja erdhi pas raportit të jashtëzakonshëm të fitimeve të Oracle, i nxitur nga kërkesa e madhe për kapacitetet e qendrave të të dhënave nga kompanitë e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, deri në mbylljen e tregjeve, Musk e riktheu vendin e parë me 384.2 miliardë dollarë, vetëm 1 miliard më shumë se Ellison. Ky konsiderohet si rritja më e madhe njëditore e pasurisë personale e regjistruar ndonjëherë.

Oracle, nën drejtimin e Ellison, është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të infrastrukturës së AI-së, duke kapur një pjesë të madhe të tregut krahas gjigantëve si Microsoft dhe Nvidia.

Ellison, sot 81 vjeç, mbetet një nga figurat më me ndikim në teknologji, i njohur për pasuritë e tij të mëdha, përfshirë pronësinë e 98% të ishullit Lana’i në Hawaii.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing