Një sondazh i vitit 2023 nga Capital Hair and Beauty ka nxjerrë në pah një fakt interesant: 3 nga 4 meshkuj janë më besnikë ndaj berberit të tyre sesa ndaj partneres romantike.
Sipas studimit, rreth 7 milionë britanikë kanë pranuar se do të ndiheshin më fajtorë nëse “tradhtonin” berberin sesa të dashurën ose bashkëshorten.
Mbi 75% e meshkujve shprehën besnikëri më të fortë ndaj berberit, ndërsa 28% thanë se nuk do ta ndërronin kurrë, krahasuar me vetëm 15% të grave që ndihen po aq të lidhura me parukierin e tyre.
Ekspertët shpjegojnë se kjo lidhet me rutina, besim dhe vite njohjeje, që e bëjnë marrëdhënien klient–berber më të qëndrueshme se shumë romanca.
Reagimet në rrjete sociale nuk munguan. Një përdorues shkroi me humor: “Jam gati të martohem me berberin, po shkoj tek ai çdo 3 javë prej 18 vitesh."