Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kalabria është rajoni i parë me statut të zakonshëm në Itali që nis një program të RAI-t kushtuar pakicave gjuhësore, me përmbajtje tërësisht në gjuhën arbëreshe.
Ky hap pason marrëveshjen mes Presidencës së Këshillit të Ministrave, Departamentit për Informacion dhe Botime dhe RAI-t, që i hapi rrugë prodhimit të programeve televizive dhe radiofonike për promovimin e kulturës arbëreshe.
Programi lidhet drejtpërdrejt me Ligjin 482/1999 dhe Kontratën e Shërbimit Kombëtar, që garantojnë mbrojtjen e pakicave historike gjuhësore. Drejtori i RAI Calabria, Massimo Fedele, theksoi se kjo është një arritje e veçantë për rajonin dhe një angazhim i vazhdueshëm edhe për RAI-n si televizion publik.
Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani, e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm për popullin arbëresh, shoqërinë italiane dhe komunitetin shqiptar, duke e konsideruar si komunikim dhe vlerësim të një trashëgimie unike gjuhësore që është ruajtur për shekuj në rreth 50 komuna.
Programi do të nisë më 21 shtator me episode javore në televizion dhe me emisione të përditshme në radio që eksplorojnë kulturën arbëreshe.