Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pensionistët në Kosovë po përballen me një situatë gjithnjë e më të rëndë ekonomike dhe sociale. Me një pension minimal, mijëra të moshuar janë të detyruar të zgjedhin mes bukës dhe barnave, ndërkohë që këto të ardhura nuk mjaftojnë për nevojat bazë të jetesës dhe për shpenzimet e trajtimeve mjekësore që rriten me moshën.
Sekretari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati, ka përshkruar gjendjen si “të tmerrshme”. “Vetëm një shujtë ditore mund të hahet me këtë pension. Pjesa më e madhe nuk kanë mundësi të përballojnë as blerjen e barnave esenciale,” tha ai për FrontOnline.
Kastrati kritikoi qeverinë për mungesë të veprimit konkret dhe theksoi se një pension prej së paku 400 eurosh në muaj do të ishte minimumi për një jetë me dinjitet. “400 euro do të ishin të domosdoshme për mbijetesë për pensionistët, jo për luks. 120 euro siguron vetëm një shujtë. Po të mos kishin pasardhës, shumë pensionistë do të vdisnin nga kushtet,” shtoi ai.
Kriza e pensionistëve është një shqetësim i madh social që kërkon veprime urgjente për të siguruar që të moshuarit të jetojnë me dinjitet dhe të kenë qasje në nevojat bazë për jetesën.