Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Remitancat në Kosovë arrijnë 928 milionë € deri në gusht, por deficiti tregtar thellohet

Të Tjera  |  02.10.2025 Ora 7:51   

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar raportin e fundit mbi bilancin e pagesave për vitin 2025. Sipas të dhënave, remitancat – si kategoria kryesore në kuadër të të ardhurave dytësore – deri në korrik 2025 kanë arritur vlerën 785.06 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 31.27 milionë euro ose 4.15% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas vlerësimeve preliminare, vetëm në muajin gusht remitancat kanë arritur rreth 143.4 milionë euro, duke çuar totalin tetëmujor në 928.48 milionë euro. Prurjet më të mëdha janë realizuar përmes institucioneve financiare jobankare (41.02%), bankave komerciale (17.19%) dhe kanaleve të tjera (41.79%).

Nga ana tjetër, bilanci tregtar deri në fund të korrikut 2025 shënoi deficit prej 3.19 miliardë euro, që është për 19.03% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë ishte 528.27 milionë euro (rënie prej 1.71%), ndërsa importi arriti në 3.72 miliardë euro (rritje prej 15.57%).

Në anën pozitive, investimet e huaja direkte deri në fund të korrikut ishin 540.94 milionë euro, duke shënuar rritje prej 24.24% krahasuar me një vit më parë. Po ashtu, edhe asetet rezervë janë rritur për 201.48 milionë euro, duke arritur në një total më të lartë krahasuar me vitin paraprak.

Raporti i BQK-së tregon se, ndonëse remitancat dhe investimet direkte po japin kontribut të rëndësishëm në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse, ekonomia e Kosovës vazhdon të përballet me sfidën e thellimit të deficitit tregtar dhe varësisë së lartë nga importet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing