Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Elon Musk bëhet 'gjysmë trilioneri' i parë në botë

Të Tjera  |  02.10.2025 Ora 8:05   

Shefi i Tesla-s dhe sipërmarrësi i njohur Elon Musk ka arritur një tjetër rekord historik, duke u bërë njeriu i parë që kap shifrën e 500 miliardë dollarëve pasuri personale, sipas indeksit të miliarderëve të “Forbes”.

Pasuria e Musk është e lidhur kryesisht me mbi 12% të aksioneve të Tesla-s, të cilat vetëm këtë vit janë rritur mbi 20%. Përveç Tesla-s, vlera e kompanive të tjera të tij, përfshirë SpaceX dhe startup-in e inteligjencës artificiale xAI, ka shënuar rritje të ndjeshme.

Musk aktualisht qëndron shumë përpara rivalëve në sektorin e teknologjisë. Themeluesi i Oracle, Larry Ellison, mban vendin e dytë me rreth 350.7 miliardë dollarë. Ellison për pak kohë e kaloi Muskun muajin e kaluar pas rritjes së madhe të aksioneve të Oracle.

Tesla, megjithatë, vazhdon të përballet me sfida, veçanërisht nga prodhuesit rivalë të makinave elektrike si BYD në Kinë. Kompania po kalon gjithashtu në një fazë tranzicioni, duke u orientuar drejt inteligjencës artificiale dhe robotikës.

Sipas bordit të Tesla-s, Musk mund të përfitojë një paketë pagese mbi 1 trilion dollarë nëse arrin disa objektiva ambiciozë, përfshirë shitjen e 12 milion makinave të tjera Tesla dhe një milion robotëve AI në dekadën e ardhshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing