Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimi i argjendit ka shënuar një rritje të madhe këtë vit, duke u rritur me rreth 75% dhe duke arritur në 51 dollarë për ons, niveli më i lartë që nga viti 1980.
Sipas raportimeve të CNN, kërkesa për argjend është rritur për dy arsye kryesore:
nga njëra anë, investitorët po e përdorin si “strehë të sigurt” për të mbrojtur pasurinë e tyre përballë pasigurisë ekonomike dhe inflacionit; ndërsa nga ana tjetër, industria teknologjike dhe energjia e ripërtëritshme po e përdor argjendin më shumë se kurrë, veçanërisht në panele diellore, smartphone dhe qendra të të dhënave.
Ekspertët thonë se kombinimi mes kërkesës së lartë dhe ofertës së kufizuar ka krijuar një mungesë strukturore në treg, që po shtyn çmimet edhe më lart.
“Argjendi po përfiton nga dy role – si metal industrial dhe si investim i sigurt,” tha Ewa Manthey, stratege për mallra në ING.
Edhe ari ka ndjekur një trend të ngjashëm, duke arritur për herë të parë vlerën 4,000 dollarë për ons, ndërsa argjendi dhe platini janë rritur përkatësisht me 75% dhe 80% këtë vit.
Sipas analistëve, 2025-a do të mbetet një vit historik për metalet e çmuara - dhe ndoshta, për shumë njerëz, është koha për të parë argjendin jo vetëm si stoli, por edhe si investim.