Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një projektligj i përgatitur nga Këshilli i BE-së pritet të diskutohet në nëntor, në një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë. Në dokument, BE-ja mbështet rekomandimin për ndalimin e filtrave, të cilët e bëjnë duhanin më të lehtë për konsum dhe më tërheqës për përdoruesit e rinj.
Propozimi përfshin edhe ndalimin e shitjes së cigareve në pika të zakonshme si kioska dhe stacione karburanti, si dhe shqyrtimin e një “ndalimi të bazuar në breza”, që do të pengonte shitjen e produkteve të duhanit për personat e lindur pas një viti të caktuar.
Disa vende të BE-së, si Danimarka, Finlanda dhe Suedia, tashmë zbatohen rregulla të rrepta kundër duhanit, ndërsa vende të tjera, si Greqia dhe Bullgaria, mbeten shumë më pak në përputhje me politikat evropiane.