Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amazon planifikon të largojë deri në 30 mijë punonjës korporativë

Të Tjera  |  28.10.2025 Ora 8:09   

Amazon pritet të nisë që nga nesër një valë të re shkurtimesh, që mund të përfshijë deri në 30 mijë punonjës korporativë – gati 10% e stafit të saj në këtë sektor, raportojnë mediat amerikane.

Vendimi vjen në një periudhë kur përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet ndjeshëm dhe kompanitë po kërkojnë mënyra për të rritur efikasitetin me më pak staf. CEO i Amazon-it, Andy Jassy, ka thënë më herët se përfitimet nga AI do ta lejojnë kompaninë të ketë një fuqi punëtore më të reduktuar.

Në vitin 2023, Amazon kishte pushuar nga puna rreth 27 mijë punonjës, kryesisht në departamentet e burimeve njerëzore, shërbimeve cloud dhe shitjeve online. Shkurtimet e reja përkojnë me një periudhë të pasigurt për tregun amerikan të punës, veçanërisht në sektorin e teknologjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing