Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ligji përfshin platformat më të njohura si Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, Snapchat, Threads, X, Reddit dhe Kick. Kompanitë që nuk marrin masa për të mbyllur ose ndaluar llogaritë e të miturve mund të gjobiten deri në 50 milionë dollarë australianë.
Qeveria thekson se synimi është mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme dhe ndikimet negative të mediave sociale, ndërsa mjetet e mundshme të verifikimit përfshijnë përdorimin e dokumenteve zyrtare, miratimin prindëror apo njohjen e fytyrës.
Megjithatë, ekspertët kanë ngritur shqetësime për privatësinë e të dhënave dhe saktësinë e verifikimit të moshës.
Australia është vendi i parë që ndërmerr një hap kaq drastik për të kufizuar qasjen e fëmijëve në rrjetet sociale, një vendim që po ndiqet nga afër edhe nga vendet e tjera.