Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Richard Linklater nderon kinemanë franceze me “Nouvelle Vague”

Film  |  11.11.2025 Ora 8:21   

Regjisori i shquar Richard Linklater rikthen frymën e kinemasë franceze me filmin e tij të ri “Nouvelle Vague”, i cili do të jetë në Netflix nga 14 nëntori. Projekti fiktiv dramatizon xhirimin e filmit të Jean-Luc Godard, Breathless, duke kapur kaosin, kreativitetin dhe frymëzimin pas kësaj epoke të shquar të French New Wave.

Linklater e ka gjetur frymëzimin në përvojat e tij të hershme gjatë xhirimit të Slacker (1990), filmi i tij kult që ndikoi fuqishëm në kinemanë indie të viteve ’90 dhe formoi zhanrin “slacker comedy”, me tituj si Clerks dhe Dazed and Confused.

Përveç faktit që përshkruan procesin krijues të Godard, filmi vlerësohet për stilen e tij të gëzuar dhe lirinë artistike që transmeton, duke treguar sesi krijime të jashtëzakonshme mund të lindin nga kaosi. Nouvelle Vague ka marrë 89% në Rotten Tomatoes, duke u renditur ndër më të mirët në karrierën e Linklater-it, dhe ka fituar një standing ovation 11-minutëshe gjatë premierës në Festivalin e Filmit në Kanë 2025.

Në ekran, filmi shfaq Zoey Deutch si Jean Seberg, Guillaume Marbeck si Jean-Luc Godard, Aubry Dullin si Jean-Paul Belmondo dhe Adrien Rouyard si François Truffaut.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing