Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sam Fender ka dhuruar të gjithë fitimin prej £25,000 nga çmimi i tij Mercury Music Prize për një organizatë bamirëse që mbështet skenën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
Albumi i tij i tretë, “People Watching”, fitoi çmimin e muajit të kaluar në një ceremoni në Newcastle upon Tyne, duke marrë vlerësime kritike për përmbajtjen dhe ndikimin e tij. Ndërsa për disa artistë paratë shërbejnë për mbulimin e kostove të turneve, Fender ka zgjedhur të ndjekë shembullin e fituesve të mëparshëm, si Ms Dynamite (2002) dhe M People (1994), duke dhuruar shumën për bamirësi.
Përfituesi i dhurimit është Music Venue Trust, një organizatë që punon për mbrojtjen dhe sigurimin e të ardhmes së vendeve të muzikës grassroots në vend. Në vitin 2024, 25 venue muzikore u mbyllën në Britani për shkak të kostove të rritura dhe ndryshimeve në zakonet e konsumatorëve.