Jimmy Olsen, gazetari i njohur nga Daily Planet, do të ketë serialin e tij të dedikuar në HBO.
Titulluar DC Crime, seriali do të sjellë Jimmy-n dhe kolegët e tij duke hetuar krime të lidhura me supervillainë të DC-së, në një format mockumentary të ngjashëm me “American Vandal”.
Ky projekt, i zhvilluar nga Dan Perrault dhe Tony Yacenda, premton humor, mister dhe aventura nga botë e superheronjve, duke theksuar punën në zyrën e Daily Planet pa përfshirjen e Clark Kent dhe Lois Lane për momentin.