Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Seria fantastike “Hierarchy” e James Islington do të kthehet në film nga Sony

Film  |  25.11.2025 Ora 8:22   

Seria më e shitur e fantazisë, “Hierarchy” nga James Islington, do të adaptohet në një film të gjatë nga Sony. Historia ndodh në një shoqëri magjike, e ngjashme me Perandorinë Romake, dhe ndjek Vis, një djalë që fsheh një sekret të rrezikshëm dhe përfshihet në hetimin e një vdekjeje misterioze teksa infiltron një pushtet dominues që shfrytëzon popullatën, të njohur si Will.

Gjatë hetimeve, Vis zbulon komplotë që e fusin në një kryengritje me potencial për të tronditur rendin botëror. Sipas përshkrimit zyrtar, kjo betejë sfidon një sistem të ndërtuar mbi shfrytëzim, ku “besnikëria, fuqia dhe e vërteta përdoren si armë.”

Sony ka fituar të drejtat për filmin ndërkohë që libri i dytë i serisë, The Strength of the Few, u publikua më 11 nëntor dhe debutoi në vendin e parë në listën e bestsellerëve të New York Times dhe Australi. Libri i parë, The Will of the Many (2023), fitoi disa çmime, përfshirë Aurealis Award për Romanin më të Mirë Fantazi.

James Islington, i njohur gjithashtu për The Licanius Trilogy, ka shitur më shumë se 2.5 milionë kopje dhe vazhdon të jetë një nga zërat kryesorë të fantazisë bashkëkohore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing