Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këta janë aktorët më të dobët sipas Quentin Tarantino

Film  |  05.12.2025 Ora 17:36   

Regjisori i famshëm Quentin Tarantino ka shkaktuar polemika këtë javë me deklaratat e tij të hapura për disa aktorë të Hollywood-it. Në një intervistë për The Bret Easton Ellis Podcast, 62-vjeçari kritikoi veçanërisht Paul Dano, duke e quajtur “të dobët dhe të mërzitshëm”, sidomos për rolin e tij në dramën There Will Be Blood. Tarantino shtoi se Austin Butler do të kishte qenë një zgjedhje shumë më e mirë për atë rol.

Por lista e aktorëve që nuk i pëlqejnë nuk mbaron me Dano-n. Ai përmendi edhe Owen Wilson dhe Matthew Lillard, duke shprehur pakënaqësi të madhe për performancat e tyre, edhe pse Wilson është protagonist i një prej filmave të tij të preferuar, Midnight in Paris (2011).

Nga ana tjetër, Tarantino lavdëroi Austin Butler, për interpretimin e tij në Once Upon a Time… in Hollywood.

Deklaratat e tij kanë ndezur diskutime online, ku disa përdorues e quajtën “pa klas” dhe të tjerë “të çmendura”, duke treguar se opinionet e Tarantinos për aktorët vazhdojnë të jenë gjithmonë të forta dhe kontroverse.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing