Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas raportit TALIS 2024 të OECD, 53.2% e mësuesve në Shqipëri përdorin inteligjencën artificiale gjatë punës së tyre profesionale. Kjo përfshin përgatitjen e orëve, krijimin e materialeve didaktike dhe përmbledhjen e informacionit.
Shqipëria renditet mbi shumë vende evropiane, ku përdorimi i IA varion rreth 40–46%, dhe gjithashtu përpara disa vendeve të rajonit. Raporti thekson se pavarësisht ritmit të lartë të adoptimit, nevojiten trajnime dhe investime të qëndrueshme për të siguruar që teknologjia të përkthehet në mësimdhënie më cilësore.
Shifra 53.2% konsiderohet një tregues i rëndësishëm i orientimit të shpejtë drejt arsimit digjital në Shqipëri.