Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndryshon lokacioni i koncertit të Dafina Zeqirit: Kjo është arsyeja

Muzikë  |  09.12.2025 Ora 17:31   

Dafina Zeqiri ka njoftuar se koncerti i saj “Supernova”, i planifikuar për më 25 dhe 26 dhjetor, do të mbahet në Pallatin e Rinisë – Salla e Madhe (Boro Ramiz) në Prishtinë, duke ndryshuar vendin nga Salla “1 Tetori”.

Arsyeja e zhvendosjes janë zgjedhjet emergjente që do të zhvillohen më 28 dhjetor dhe përdorimi i sallës nga autoritetet e KQZ-së për procesin zgjedhor.

Këngëtarja ka siguruar fansat se të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkohet asnjë veprim shtesë. Ndryshimi i lokacionit sipas saj garanton ruajtjen e datave, cilësisë dhe standardit të lartë të koncertit, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing