Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Konsumi i tepruar i energjive çon 54-vjeçarin amerikan në sulm në tru

Shëndeti  |  10.12.2025 Ora 8:07   

Një burrë 54-vjeçar në Nottingham ka pësuar sulm në tru pasi kishte konsumuar për vite me radhë tetë pije energjike në ditë, sipas një rasti të publikuar në BMJ Case Reports. Edhe pse i shëndetshëm dhe fizikisht aktiv, ai u paraqit me tension jashtëzakonisht të lartë – 254/150 mmHg – dhe me simptoma neurologjike të rënda.

Pas analizave të shumta, mjekët zbuluan se ai konsumonte rreth 1,200–1,300 mg kafeinë në ditë, trefishi i kufirit të rekomanduar. Pijet energjike përmbanin gjithashtu taurine, sheqer të lartë, guarana dhe përbërës të tjerë stimulues që mund të rrisin tensionin dhe të dëmtojnë sistemin kardiovaskular.

Pas ndërprerjes së menjëhershme të pijeve, tensioni i gjakut u stabilizua, por pacienti vazhdon të jetojë me pasojat e sulmit në tru edhe pas tetë vitesh.

Mjekët paralajmërojnë se rreziqet e pijeve energjike po rriten për shkak të përbërjes gjithnjë e më potentë dhe kërkojnë rregullim më të madh të tregut dhe informim të publikut.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing