Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Josh Hutcherson rrëfen sfidat pas suksesit të “The Hunger Games”

Film  |  10.12.2025 Ora 8:29   

Aktori Josh Hutcherson ka folur hapur për vështirësitë e karrierës pas përfundimit të sagës The Hunger Games, në të cilën u bë ndër emrat më të njohur të Hollywood-it. Në një intervistë të re për podcastin Dinner’s On Me, Hutcherson tha se nga mosha 9 deri në 24 vjeç kishte përjetuar vetëm sukses, derisa pas filmave të famshëm nisi për herë të parë të përballej me refuzime dhe mungesë ofertash.

Ai theksoi se industria shpesh i ngre aktorët në piedestal, por po aq shpejt mund t’i lërë pa mundësi të reja. Pas rolit të Peeta Mellark, Hutcherson vazhdoi me projekte si The Disaster Artist, Five Nights at Freddy’s, The Beekeeper dhe serialin I Love LA, ku po luan aktualisht.

Në vitin 2025, ai gjithashtu ka rikthyer rolin e tij në vazhdimin e Five Nights at Freddy’s.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing