Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

46 Vite nga Çmimi Nobel për Paqe i Shën Terezës

Të Tjera  |  10.12.2025 Ora 8:34   

Sot shënohen 46 vjet që kur Shën Tereza u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë, duke u bërë shqiptarja e parë që fiton këtë çmim prestigjioz.

Gjatë ceremonisë, kur u pyet nga një klerik për prejardhjen, ajo u përgjigj: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.” Ky moment zyrtarizoi para botës origjinën e saj shqiptare.

Pavarësisht dekadave të jetës dhe veprimtarisë larg vendlindjes, Shën Tereza nuk e mohoi kurrë rrënjën e saj, duke ruajtur korrespondencë dhe përshëndetje në gjuhën shqipe.

Në mesin e viteve ’80, veprimtaria e saj humanitare përfshinte kujdesin për mbi 7,500 fëmijë në 60 shkolla, mjekimin e gati një milion të sëmurëve në mbi 200 qendra shëndetësore, trajtimin e 47,000 personave me lebrozë dhe përkujdesjen për mijëra të moshuar të braktisur.

Trashëgimia e saj mbetet një prej kapitujve më të rëndësishëm humanitarë në historinë moderne.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing