Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi “Era” i Parta Kelmendit triumfon në “Cinedays Festival of European Film” në Shkup

Film  |  11.12.2025 Ora 12:28   

Filmi “Era” i regjisores Parta Kelmendi është shpallur fitues i vendit të parë në edicionin e 24-të të “Cinedays Festival of European Film” në Shkup. Juria, e përbërë nga Ana Opaqiq, Fatos Berisha dhe Jasmina Karajlloviq, theksoi se përzgjedhja ishte e vështirë për shkak të konkurrencës së fortë nga vepra nga Kroacia, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia.

“Era” rikthen kujtimet e viteve ’90 në Kosovë dhe trajton temën e rrallë të “vjedhjes” së rinisë gjatë periudhës së konflikteve. Me dialog minimal dhe qasje precize, filmi hap dhe mbyll dilema të thella mbi identitetin, lirinë dhe zgjedhjet individuale, ndërsa rrëfimi ndjek një vajzë të re që duhet të përshtatet me jetën e një fshati pas largimit nga Prishtina. Historia merr një kthesë dramatike me shfaqjen e një djali që ndihmon njerëzit të largohen nga vendi, duke e vendosur protagonisten përballë dilemës mes qëndresës dhe ikjes.

Filmi u vlerësua si një rrëfim i fuqishëm që nxjerr në pah dimensionet sociale, kulturore dhe emocionale të asaj periudhe, duke përçuar përvojat njerëzore të një brezi të tërë. “Era” tashmë po tërheq vëmendjen ndërkombëtare dhe pas suksesit në Shkup, pritet të shfaqet edhe në festivale të tjera prestigjioze.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing