Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Android prezanton ndarjen e video live me shërbimet e emergjencës

Teknologji  |  11.12.2025 Ora 16:33   
Google ka lançuar një veçori të re për Android, të quajtur Android Emergency Live Video, që u lejon përdoruesve të ndajnë video live me shërbimet e emergjencës gjatë një situate kritike.

Funksionon me një prekje të vetme dhe mundëson që dispeçerët të shohin situatën në kohë reale dhe të japin udhëzime të drejtpërdrejta, siç janë hapat për shpëtimin e jetës, derisa ndihma të mbërrijë.

Veçoria nuk kërkon konfigurim paraprak, videoja është e enkriptuar si parazgjedhje, dhe përdoruesi vendos se kur dhe për sa kohë do ta ndajë. Aktualisht po shpërndahet në SHBA, si dhe në rajone të zgjedhura të Gjermanisë dhe Meksikës për telefonat Android me version Android 8 e më vonë që përdorin Shërbimet Google Play. Google ka bërë të ditur se punon me organizatat e sigurisë publike për ta zgjeruar shërbimin edhe në vende të tjera në të ardhmen.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing