Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çka la pas Chris Rea: Trashëgimia e artistit të “Driving Home for Christmas”

Muzikë  |  23.12.2025 Ora 8:03   

Këngëtari dhe kantautori britanik Chris Rea ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, ka bërë të ditur familja e tij. Lajmi u konfirmua dje përmes një deklarate për agjencinë britanike Press Association.

Chris Rea la pas një karrierë të pasur muzikore dhe një ndikim të madh në skenën britanike të viteve ’80 dhe ’90. Ai u bë i njohur me këngë si “Fool (If You Think It’s Over)” dhe “Let’s Dance”, ndërsa albumet “The Road to Hell” (1989) dhe “Auberge” (1991) arritën sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në vendin e parë në Britani.

Kënga “Driving Home for Christmas”, e publikuar fillimisht në vitin 1986, u shndërrua në një klasik të Krishtlindjeve dhe mbetet një nga këngët festive më të dashura në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë vit, ajo u rikthye në vëmendje edhe përmes një reklame televizive të Marks & Spencer.

I lindur në vitin 1951 në Middlesbrough, nga një baba italian dhe nënë irlandeze, Chris Rea kishte përballuar për vite me radhë probleme serioze shëndetësore, përfshirë kancerin e pankreasit dhe një goditje në tru në vitin 2016. Megjithatë, muzika e tij mbetet një trashëgimi e fortë që do të vazhdojë të dëgjohet dhe të vlerësohet nga fansat anembanë botës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing