Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi Anaconda i vitit 2025 sjell një surprizë për fansat e versionit origjinal të vitit 1997. Përveç rikthimit të Ice Cube, në fund të filmit shfaqet edhe Jennifer Lopez, e cila bën një cameo si vetja, duke hapur mundësinë për një vazhdim të ri të franshizës.
Regjisori Tom Gormican ka theksuar se filmi është konceptuar si një “letër dashurie” për Anaconda-n origjinale. Në versionin e ri, Jack Black dhe Paul Rudd luajnë dy miq që nisen drejt Amazonës për të realizuar një film, por përballen me një rrezik real – një gjarpër gjigant.
Sipas Gormican, cameo-ja e Jennifer Lopez është menduar si një bazë për një sequel të mundshëm, megjithatë realizimi i tij do të varet nga performanca e filmit në arkëtime.