Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kristen Stewart shpreh dëshirën për të drejtuar një vazhdim të “Twilight”

Film  |  06.01.2026 Ora 8:32   

Kristen Stewart, ylli i filmave të famshëm “Twilight”, ka deklaruar së fundmi për Entertainment Tonight se do të donte të drejtonte një reboot të sagës vampirë që nisën karrierën e saj. Ajo tha se do të dëshironte një bugjet të madh dhe mbështetje nga fansat, duke shtuar: “Po, sigurisht, do ta bëj! Jam e përkushtuar.”

Franchiza origjinale, me pesë filma të nxjerrë midis 2008 dhe 2012, grumbulloi mbi 3 miliardë dollarë globalisht. Stewart tashmë ka përvojë në regji me filmin “The Chronology of Water”, duke u përfshirë në listën e 10 regjisorëve që duhet të ndiqni në 2026.

Ndërsa Stewart është e gatshme për kthimin në Forks, nuk është ende e qartë nëse Robert Pattinson do të bashkohet, duke pasur parasysh komentet e tij të mëparshme mbi tensionet me studio.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing