Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mattel prezanton 'Barbie' të parë me autizëm, një hap i rëndësishëm drejt përfaqësimit dhe përfshirjes

Të Tjera  |  12.01.2026 Ora 13:32   

Kompania Mattel ka lansuar zyrtarisht Barbien e parë me autizëm, si pjesë e koleksionit Fashionistas, duke sjellë një tjetër hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit dhe përfshirjes sociale.

Dollja përfshin elemente të menduara me kujdes, si fidget spinner funksional, kufje për reduktimin e mbingarkesës shqisore dhe një pajisje për komunikim alternativ (AAC), të cilat përdoren nga shumë persona në spektrin e autizmit. Dizajni i saj, përfshirë veshjen e lirshme dhe shikimin paksa anash, reflekton përvoja reale të disa individëve me autizëm.

Mattel ka bashkëpunuar me organizatën Autistic Self Advocacy Network për të siguruar që përfaqësimi të jetë autentik dhe i respektueshëm. Sipas të dhënave, rreth 1 në 31 fëmijë në SHBA diagnostikohet me autizëm deri në moshën 8-vjeçare.

Prindër dhe familje të fëmijëve në spektrin e autizmit e kanë përshëndetur këtë iniciativë, duke theksuar rëndësinë që fëmijët të shohin veten të reflektuar në lodra dhe produkte të përditshme.
Ekspertët vlerësojnë se ndonëse një lodër nuk mund të përfaqësojë të gjithë spektrin, ky lansim përbën një hap domethënës drejt normalizimit dhe pranimit të diversitetit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing