Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Filmi People We Meet on Vacation, tani në Netflix, ka marrë miratime pozitive nga kritikët dhe audienca, por një skenë e zjarrtë mes personazheve kryesore, Poppy Wright dhe Alex Nilsen, u zbut në adaptim.
Autoreja Emily Henry tha se regjisorit Brett Haley i pëlqeu skena ashtu si ishte xhiruar – “gorgeous dhe perfekt” – por gjatë testimeve me publikun, u vu re se për ata që nuk kishin lexuar librin, skena mund të dukej një kthesë e papritur në film. Për të ruajtur rrjedhën dhe tonin e filmit, Haley vendosi ta modifikonte.
Henry shpreson se një ditë mund të publikohet një director’s cut, që do të tregojë skenën origjinale në tërësi. Filmi ka marrë një 75% score nga kritikët dhe 78% nga publiku dhe tregon rrugëtimin miqësor-dashnor mes Poppy dhe Alex, duke kombinuar romancën me humor dhe emocione reale.