Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Calvin Harris ka fituar 13.5 milionë dollarë në betejën ligjore me ish-menaxherin e tij të biznesit, Thomas St John. St John-in do t'i kthejë DJ-it skocez një hua për pasuri të paluajtshme, së bashku me interesin, pasi dështoi ta shlyente atë brenda afatit.
Harris e kishte akuzuar St John-in se kishte devijuar në mënyrë mashtruese 22 milionë dollarë për një projekt të dështuar në Hollywood, akuza që St John i mohon, duke thënë se artisti ishte investitor i vullnetshëm.
Ndërkohë, e ardhmja e St John-it mbetet e paqartë, pasi kompania e tij në SHBA ka shpallur falimentimin, ndërsa ai përballet edhe me një padi tjetër nga DJ Eric Prydz për komisione të paautorizuara.