Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Billie Eilish dënon shkeljet e të drejtave civile dhe dhunën në administratën Trump

Muzikë  |  20.01.2026 Ora 9:43   

Billie Eilish ka dënuar shkeljet e të drejtave civile dhe dhunën e ushtruar nga autoritetet e emigracionit (ICE) gjatë administratës Trump, teksa pranoi çmimin Martin Luther King Jr. Beloved Community Award for Environmental Justice.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e mbajtur në Atlanta, këngëtarja u shpreh se është e vështirë të festosh drejtësinë mjedisore në një kohë kur situata në SHBA dhe në botë duket gjithnjë e më shqetësuese. Ajo foli për arrestime të dhunshme, sulme ndaj protestuesve paqësorë, kufizim të të drejtave civile, shkurtime fondesh për luftën kundër krizës klimatike dhe pabarazi në qasjen ndaj ushqimit dhe shëndetësisë.

“Është e vështirë të festosh kur njerëzit nuk ndihen më të sigurt në shtëpitë apo rrugët e tyre,” tha Eilish.

Megjithatë, ajo e mbylli fjalimin me një notë shprese, duke falënderuar komunitetin që vepron i frymëzuar nga mesazhi i Martin Luther King Jr., si dhe prindërit e saj për edukimin dhe mbështetjen.

Edhe në raste të mëparshme, si në Wall Street Journal Innovator Awards, Eilish ka përdorur fjalimet e saj për të trajtuar çështje të mëdha shoqërore, duke bërë thirrje për më shumë përgjegjësi sociale dhe shpërndarje të pasurisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing