Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Bërja e aktiviteteve të ndryshme fizike gjatë javës mund të ketë ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi, sugjeron një studim i publikuar në revistën shkencore BMJ Medicine.
Studiuesit kanë analizuar zakonet e ushtrimeve të mbi 110 mijë burrave dhe grave në SHBA për një periudhë 30-vjeçare. Rezultatet tregojnë se personat që ushtronin një gamë më të gjerë aktivitetesh fizike kishin 19% rrezik më të ulët të vdekjes, krahasuar me ata që fokusoheshin vetëm në një sport të vetëm.
Sipas autorëve të studimit, kombinimi i aktiviteteve aerobike, si ecja apo vrapi, me ushtrime të forcës, si pesha apo joga, sjell përfitime më të mëdha për zemrën, muskujt dhe shëndetin mendor. Rreziku nga sëmundjet e zemrës, kanceri dhe sëmundjet e mushkërive ishte dukshëm më i ulët tek personat që ishin më aktivë dhe më të larmishëm në ushtrime.
Ekspertët theksojnë se, për të rriturit, rekomandohen rreth 150 minuta aktivitet i moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë, të kombinuara me ushtrime për forcimin e muskujve.
Studimi konfirmon se lëvizja e rregullt është thelbësore, por larmia e ushtrimeve mund ta bëjë aktivitetin fizik edhe më të dobishëm për shëndetin afatgjatë.