Aktori Timothée Chalamet, 30 vjeç, ka marrë nominimin e tij të tretë për kategorinë Aktori më i Mirë në Oscars, këtë herë për rolin në filmin Marty Supreme, i cili kryeson me gjithsej nëntë nominime.
Me këtë arritje, Chalamet u bë aktori më i ri që arrin tre nominime në këtë kategori që nga Marlon Brando në vitet ’50. Ai u nominua për herë të parë në vitin 2018 me Call Me By Your Name dhe më pas në 2025 për rolin e Bob Dylan në A Complete Unknown.
Pas shpalljes së nominimeve, Chalamet reagoi në Instagram me fjalët: “ËNDËRR E MADHE!”, duke inkurajuar fansat të “ëndërrojnë shumë” dhe duke ndarë posterin e filmit që do të shfaqet në IMAX më 30 janar.